Reagimi i Ramës, Maloku: U lajmërua “vëllai” ideologjik i Vuçiqit, pse nuk e do ndërmjetësimin e Amerikë

Reagimi i Ramës, Maloku: U lajmërua “vëllai” ideologjik i Vuçiqit, pse nuk e do ndërmjetësimin e Amerikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit për targa.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, ka thënë Rama.

Për këtë ka reaguar profesori Fadil Maloku, i cili ka thënë se ky do të na marrë në qafë edhe neve duke e quajtur si vëllai ideologjik i presidenti Vuçiq.

Postimi në Facebook:

Ku njeri ka probleme mendore!

Ja sapo u lajmërua tash edhe ky “vëllau”ideologjik i Presidentit Vuçiq!? Krahasone, deklaraten e Vuçiqit që bëri dje me rastin e fillimit të aplikimit të reciprocitetit, me deklaratën e tij që sapo e bëri, dhe do gjeni;

1. Nevojën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës…

2. Bashkëpunimin e Serbisë…,dhe

3. Ndërmjetësimin e BE-s…

Ky (argat i Serbisë s’e do pa s’e do, asesi ndërmjetësimin e Amerikes!)bashkë me vetminë e tij, do me na marr qafë edhe neve!? I ka hy vehtja në huj dhe po mendon që edhe Kosovarët duhet patjetër të futën në ikonografinë e “vëllazrim-bashkimit”!? Thuase, nuk na mjaftuan 108 vjetë “vëllazëri” të dhunshme me Serbinë!