Reperi shtatzënë feston baby shower dhe nga salla e lindjes prezanton “bebin”

Reperi shtatzënë feston baby shower dhe nga salla e lindjes prezanton “bebin”

Lil Nas X ka bërë një nga mënyrat më të guximshme dhe të veçanta për të promovuar albumin e tij të ri./Pamjet meP0SHT.

Fillimisht reperi pushtoi rrjetin me fotografitë ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe paralajmëroi se po lindte.

Ai fjalën e kishte në fakt për albumin e ri.

Kësaj ideje Lil i ka shkuar deri në fund duke organizuar edhe ‘’baby shower’’.

22-vjeçari pozoi në ngjarjen luksoze – e cila ishte e mbushur me tullumbace, tortë dhe madje edhe një fron – ndërsa bëri shaka duke shkruar në mbishkrimin e tyre: “Gati për të nisur ‘baby shower’-in tim për fëmijë”.

Megjithatë, pritjes i ka ardhur fundi, sepse reperi ka publikuar sot albumin e tij, sigurisht duke vazhduar me idenë e “bebit”. Ai ka publikuar foto e video nga salla e lindjes, dhe krahas njërës prej tyre ka shkruar “Montero erdhi”, referuar albumit.