Samiti i Sllovenisë, Rama i braktisur nga të gjithë, Kurti i ‘rrethuar’

Samiti i Sllovenisë, Rama i braktisur nga të gjithë, Kurti i ‘rrethuar’

Për dy ditë në Bled të Sllovenisë, u organizua një samit me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së.

Në këtë takim, ishin të pranishëm dhe Albin Kurti dhe Edi Rama.

Në një foto të shpërndarë në rrjet, duket kontrasti mes tyre.

Ndërsa Rama është i ulur vetëm në një tavolinë, e kundërta ndodh me Kurtin.

Ai është i shoqëruar nga disa prej pjesëmarrësve në këtë samit.

Një reagim për këtë takim, ka ardhur edhe nga Arbër Zaimi, aktivist:

Nga mesazhi i kryeministrit të Kosovës në Forumin Strategjik të Bledit, kuptojmë se ai kërkon partneritetin ndërkombëtar në betejën vendase kundër oligarkëve, autokratëve dhe kriminelëve të luftës.

Nga mesazhi i kryeministrit të Shqipërisë në të njëjtin forum kuptojmë se ai qorton partnerët ndërkombëtarë se pse nuk e integrojnë Ballkanin kështu siç është, me ekonomi të kapur nga oligarkët, shtete të kapura nga autokratët, dhe kriminelë të padënuar.

Mesazhi i Kurtit për Evropën: Bashkëpunoni me ne, në luftën tonë për ndryshimin e vetes.

Mesazhi i Ramës për Evropën: Jeni të dështuar nëse nuk na pranoni kështu siç jemi, sepse ne nuk ndryshojmë.

Edhe një herë, më vjen keq që nuk janë në një linjë dy kryeministrat shqiptarë…