Së pari “popat, pastaj topat” edhe në Kosovë?

Së pari “popat, pastaj topat” edhe në Kosovë?

Prandaj, mos fli, o populli im, se edhe uji fle, por armiku çetnik shekullor serb nuk fle! Ky është amaneti i babait tim, Hysen (Shaban) Hyseni, ish-bashkëluftëtur i Aziz Zhilivodës, i Mehmet Gradicës dhe i Shaban Polluzhës deri në rënien e tij heroike në Kullën e Tërstenikut në Drenicë (si mitralozgji i shquar që nga Lufta e Novi Pazarit, në Shalë e Bajgorë e deri në Drenicë, 1944-1945).

Pas puçit afrikan nazifashist serb në Cetinë, më 5 shtator 2021, popat serbë po “ëndërrojnë” , që të hidhen në Patrikanën e Pejës me mitropolitin e tyre Porfirije. Mirëpo, kjo duhet penguar me çdo kusht me instrumentet ligjore dhe kushtetuese, sepse thellësisht ka karakter politik për të destabilizuar rendin, qetësinë, sigurinë dhe qetësinë në Kosovë, me qëllim të provokimit të ndonjë konflikti të armatosur në Veriun e Kosovës për t’i krijuar shans ndërhyrjes ushtarake të Moskës.

Serbizimi kolonial dhe gjenocidal i Shqipërisë Etnike, së pari është bërë nga popat e pastaj nga topat e Serbisë!

Këtë të vërtetë të hidhur historike, sot në shekullin XXI, e provon edhe ky vlerësim i Vuk Drashkoviqit: ”Talibanizimi i ortodoksizmit: Së pari vijnë popat, pastaj topat e pastaj hajdutët”!

-Pastaj kriminelët, pastaj kolonët, pastaj, “kasapët”, pastaj piromanët, sikurse në vitet ’90 të shekullit XX, kur e dogjën dhe e rikolonizuan Kosovën shqiptare, duke dëbuar më se 1 milion shqiptarë nga Kosova.

Kështu pati ndodhur në vitet ’90, kur popat nazifashistë serbë ndër të parët shpalosën flamujt e ultranacionalizmit serb, së pari e “ringjallën” car Llazarin, eshtrat e të cilit me “pajtonin” e kishës i shetitnin nëpër Kosovë, në Serbi, në Vojvodinë , duke organizuar demonstrata kërcënuese nazifashiste dhe raciste kundër shqiptarëve, kroatëve, hungarezëve, sllovenëve, myslimanëve boshnjakë, me ç’rast tentuan të venin edhe në Kroaci edhe në Slloveni. Mirëpo, policia dhe ushtra kroate e Franjo Tugjmanit i pati parandaluar. Kështu që, çetnikët fashistë me naziklerin e tyre fashist serb, nuk ia arritën për ta shkelur territorin e Kroacisë dhe të Sllovenisë.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar 30 vjet (1990-2021) nga luftërat gjenocidale të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, ja prapë popat serbë janë riaktivizuar, por në një formë tjetër politike më perfide, duke zgjedhur së pari si “viktimë” malazezët dhe Malin e Zi, me qëllim të përmbysjes së pushtetit shtetëror legal, të pavarur dhe sovran. Këtë e dëshmoi edhe Desanti i popave të plumbtë serbë të Abazoviqit në Cetinë, më 5 shtator 2021, i cili mund të përsëritet edhe në Kosovë, ngase pas shugurimi të popit Joakinie, aty brenda në Manastirin e Cetinës popat nazifashistë kënduan edhe këngë antishqiptare, duke kërkuar kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ashtu siç vepruan në Gazimestan më 1989, duke e bekuar Slobodan Milosheviqin për kryqëzata masakruese dhe gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ndaj, duhet të jemi vigjilentë dhe në pararojë të përhershme, duke e marrë me serizoitetin më të madh ndodhjen e “cirkusit” politik të popave në Cetinë, më 5 shtator 2021, sepse paraqet rrezik të madh, që të përsëritet edhe në ndonjë manastir serb të Kosovës, para së gjithash në Patrikanën e Pejës ose në Manastirin e Deçanit. Mirëpo, instiutcionet përkatëse shtetërore të Kosovës, duhet që tash të jenë në gjendje gatishmërie dhe të përgatitura , që me çdo kusht të pengojnë ndonjë desant të popave të Abazoviqit, të “stërvitur” në Cetinë, më 5 shtator me rastin e “fronzimit” të mitropolitit puçist Joakinie.

Pse është rrezik, sepse vështuar retrospektivën historike të pushimit dhe të kolonizimit gjenocidal serb të Kosovës, provojnë faktet dhe argumentet, që botërisht flasin për simfoninë dhe kakofoninë e shtetit dhe kishës serbe, të cilat shfarosjen e shqiptarëve dhe pushtimin, aneksimin dhe kolonizimin gjenocidal të tokave të tyre autoktone etnike e kanë bërë në marrëveshje dhe në bashkëpunim të ngushtë (shteti+kisha+ushtria+ policia+agjenturat e nëndhshme policore, ushtarake dhe paraushtarake çetniko-fashiste serbe).

Këtë të vërtetë të hidhur historike, pa dyshim se dëshmon edhe ky konstatim i saktë i kryeliderit të Lëvizjes së Përtëritjes Serbe (SPO) dhe i shkrimtarit të njohur serb, Vuk Drashkoviq , duke e denoncuar puçin shtetëror të tandemit serb Krivokapiq-Abazoviq, me rastin e shugurimit të popit Joakinije në Manastirin e Cetinës, më 5 shtator 2021: “ Ky është talibanizimi i ortodoksizmit: SË PARI VIJNË POPAT, PASTAJ TOPAT, PASTAJ LLOPOVAT” Kjo shqip i bie: “Ky është talibanizimi i ortodoksizmit: Së pari vijnë popat, pastaj topat e pastaj hajnat”!

Pra, çdo tragjedi dhe, çdo e keqe që u ka ardhur shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan (1944-2021), së pari është “gatuar” dhe “pjekur” në kuzhinën politike dhe propagandistike të KOS-it, pastaj shteti serb ka marrë masat dhe vendimet përkatëse për spastrimin etnik të shqiptarëve nga shtëpitë dhe nga vendbanimet e tyre. Kjo është koherenca e strategjisë dhe e taktikës politiko-propagandistike shumëshekullore e Serbisë pushtuese ndaj vendeve fqinje, sidomos ndaj Shqipërisë Etnike dhe shqiptarëve (1844-2021).

Fundja, shteti i Kosovës, në asnjë formë nuk duhet lejuar përzierjen e Kishës Ortodokse Serbe, si dhe të asnjë religjoini tjetër në çështje e brendshme e as të jashtme të Republikës së Kosovës. Ndryshe, mund të vihet në pikëpyetje ekzistenca e shtetit si krijesë politike, juridike dhe kushtetuese, përkatësisht shthurja e tij.