Serbia p ropozoi t’i ndahet ç mimi Nobel, Edi Ramës i v jen paralajmërimi: Tjetër Kosovë është tani!

LAJME

Së fundmi, nga Serbia kanë kërkuar që pas projektit të “Ballkanit të Hapur”, t’i ndahet çmimi Nobel, Edi Ramës.

Ndaj këti propozimi, ka reaguar këshilltari i Glakuk Konjufcës, Driton Tali.

Ai u shpreh se sa herë që udhëheqësit e Shqipërisë i patën rregulluar marrëdhëniet me udhëheqësit e Serbisë (Jugosllavisë), Kosova ka pësuar

“Edhe tashti Ramën e propozojnë për Nobel nga partia “Serbia e Bashkuar” sepse Rama “ka arritur marrëveshjen më të rëndësishme në 70 vitet e fundit me Serbinë”.

Pra, sipas tyre, veç marrëveshja e Esat Pashës ishte mbi. Besa edhe ajo e Zogut për Shën Naumin dhe likuidimin e krerëve të rezistencës së Kosovës, ishin më të favorshme”, shkroi Tali në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Historia kur përsëritet, herën e dytë është farsë e pastaj edhe më groteske me paliaço në rolet kryesore.

Sa herë që udhëheqësit e Shqipërisë i patën rregulluar marrëdhëniet me udhëheqësit e Serbisë (Jugosllavisë), Kosova ka pësuar.

Si në kohën e Esat Toptanit, e Ahmet Zogut gjithashtu edhe Enver Hoxhës.

Bie fjala, në vitet 1945 – 48 kur Kosova shkretohej nga aradhat partizane dhe OZNA, gjithandej nëpër Jugosllavi këndohej kënga: Mi imamo tri narodna sina, Enver Hodžu, Tita i Staljina (I kemi tre bijtë të popullit, Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin).

Edhe tashti Ramën e propozojnë për Nobel nga partia “Serbia e Bashkuar” sepse Rama “ka arritur marrëveshjen më të rëndësishme në 70 vitet e fundit me Serbinë”.

Pra, sipas tyre, veç marrëveshja e Esat Pashës ishte mbi. Besa edhe ajo e Zogut për Shën Naumin dhe likuidimin e krerëve të rezistencës së Kosovës, ishin më të favorshme.

Por e kanë një problem, s’po e kuptojnë që Kosova nuk është më ajo e 1913’ës, e as e 1920’ve, e as e pas L2B.

Tjetër Kosovë është tashti.