Shkëmbehet gαbimisht në mαternitet, kërkon dëmshpërblim pαs 19 vjetësh

Shkëmbehet gαbimisht në mαternitet, kërkon dëmshpërblim pαs 19 vjetësh

Një vajzë në Spanjë ka kërkuar kompensim nga autoritetet shëndetësore, pasi zbuloi se e kishin shkëmbyer gabimisht 19 vjet më parë në lindje me një tjetër foshnjë, shkruan Class Life.

Ajo u shkëmbye me një tjetër foshnjë të lindur në të njëjtën ditë në vitin 2002 në një spital në Logroño, në jug të Bilbaos, transmeton lajmi.net.

Të dy foshnjat u futën në inkubatorë para se t’i dorëzoheshin prindërve të gabuar.

Një qeveri rajonale e ka pranuar shëkmbimin, duke e cilësuar si “gabim njerëzor”.

Të martën ministrja e Shëndetësisë për qeverinë e La Rioja, Sara Alba, tha se nuk ishte e mundur të konkludohej se kush kishte bërë gabimin.

Ajo tha se do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte përsëri sot, sepse procedurat për identifikimin e foshnjave ishin të sigurta dhe të besueshme.

Rasti u raportua për herë të parë nga gazeta La Rioja, e cila tha se njëra nga vajzat po kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim nga Ministria e Shëndetësisë e rajonit. Ministria ka ofruar vetëm një kompensim prej 215 mijë eurosh, thonë raportet.

Vajza tjetër e përfshirë është informuar për situatën, por nuk ka bërë një ankesë, raportoi gazeta El País.

Ankuesja u rrit nga një grua që besonte se ishte gjyshja e saj. Kur gjyshja paditi babanë e supozuar për kujdesin e fëmijëve në vitin 2017, një gjykatë urdhëroi një test të ADN-së.

Kjo konfirmoi se burri nuk ishte babai biologjik i fëmijës, dhe një test i mëvonshëm zbuloi se nëna e saj e supozuar nuk ishte asnjë lidhje gjenetike.

Në moshën 16-vjeçare, vajza kërkoi ndihmë nga avokatët, të cilët i bënë presion autoriteteve shëndetësore për të hetuar rrethanat e lindjes së saj.

Hetimi tregoi se ishte vetëm një foshnjë me të cilën vajza mund të ishte ndërruar.

19-vjeçarja është në pritje të rezultatit të një testi të ADN -së për të konfirmuar identitetin e prindërve të saj biologjikë, ndërsa prokurorët po hetojnë rastin.