Shuhet ‘komplet’ familja Gjoka / Pas motrave dhe nënës, humb jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka!

Shuhet ‘komplet’ familja Gjoka / Pas motrave dhe nënës, humb jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka!

Është shuar familja Gjoka. Ka mbyllur sytë sot përgjithmonë edhe më I vogli I familjes, Enriko Gjoka 12 vjeç.

I mituri ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali, 4 ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Alketa Gjoka.

Nëna me tri fëmijët kishte shkuar në hotel për të pastruar para ardhjes së turistëve, por gjatë natës kishte rrjedhur gaz e në mëngjes, teksa Alketa ishte zgjuar për të përgatitur kafen, por aty ndodhi shpërthimi. Për pasojë mbetën të plagosur të katër anëtarët e familjes Gjoka, nëna, dy vajzat dhe djali të cilët u dërguan për kurim në Itali. Fillimisht ndërroi jetë Danila Gjoka, 19 vjeçe dhe në ditën që kjo e fundit u varros, vdiq edhe motra e saj, 15-vjeçarja Klarisa Gjoka. Katër ditë më parë ndërroi jetë mamaja dhe sot i vogli i familjes.