Silueta e fytyrës njerëzore e formuar nga retë në Stamboll ka trembur dhe befasuar ata që e kanë parë

LAJME

Silueta e parë në qiellin e Stambollit befasoi të gjithë

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë së Turqisë lëshoi një paralajmërim me kod të verdhë për Kırklareli, Tekirdağ, Edirne dhe Stamboll. Stuhitë afatshkurtra mjedisore në Stamboll dhe reshjet e shiut filluan në mbrëmjen e djeshme.

Një re që u shfaq në qiell pas stuhisë dhe shiut në Stamboll tërhoqi vëmendjen. Reja që i ngjante një siluete njerëzore shkaktoi polemika. Ato momente u pasqyruan në kamera sekondë për sekondë, transmeton News media sipas medieve turke.

Ishte subjekt diskutimi se kujt i ngjante silueta në videon e shpërndarë në mediat sociale, parë në qiellin e Stambollit, ku ishte mbuluar me re të errëta .

Silueta e reve që doli në qiellin e Stambollit pas një shiu dhe stuhie të fortë frikësoi shumë njerëz dhe u bë shkak argëtimi në mediat sociale.

Ndërsa shumica e përdoruesve e krahasuan siluetën me Voldemort, disa e krahasuan atë me shkencëtarin e famshëm Nikolla Teslla. Disa madje e krahasuan atë me Edgar Allan Poe, i njohur si arkitekti i letërsisë gotike. Këtu janë reagimet ndaj asaj siluete të famshme…