“Tarzani” ndërron jetë! 52-vjeçari u prek nga kanceri në mëlçi 8 vite pasi nisi jetën e civilizuar (Fotot)

“Tarzani” ndërron jetë! 52-vjeçari u prek nga kanceri në mëlçi 8 vite pasi nisi jetën e civilizuar (Fotot)

Një person që jetoi për 40 vite në xhunglat e Vietnamit ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 52-vjeçare, pasi u prek nga kanceri në mëlçi.

Kjo ndodhi tetë vite pasi ai hoqi dorë nga jeta e xhunglës për të nisur një jetë të civilizuar.

Ho Vang Lang nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë, pasi 41 vite i kaloi me babanë në xhungël.

Babë e bir që në vitin 2013 menduan se lufta e Vietnamit vijonte ende.

Ata ishin arratisur me të birin në xhungël pasi gruaja dhe dy fëmijët humbën jetën nga bombardimet.

Dyshja jetuan me dekada në Tra Bong, ku pas shumë kohësh i gjetën disa banorë të zonës.

Than ndërroi jetë në vitin 2017, ndërsa shkaku i vdekjes akoma mbetet i panjohur.

Ata kishin mbijetuar duke ngrënë fruta dhe barishte nga mali dhe misrin që e mbillnin.

Nga lëvoret e drurit kanë bërë shporta me të cilat bartnin ushqimin për në kasollet që i kishin ndërtuar.

Babai kishte mundur të kuptohet me banorët, pasi njihte gjuhën e tyre, ndërsa i biri nuk dinte asnjë fjalë.

Pas kontrolleve mjekësore, dyshja u “integruan” në shoqëri.

Miku i Lang, Alvaro Serezo, hetues që jetoi me ta për një javë në xhungël, tha se Langun e mbyti jeta moderne pasi trupi i tij nuk ka mundur t’u bëjë ballë ndryshimeve drastike.