“Thuaj jo Bregoviqit kryeministër, tregohu burrë një herë në jetë e mos na lëndo më shumë”, Ramë Lahaj i reagon Edi Ramës

LAJME

Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, i ka bërë një kërkesë publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një letër të hapur të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka kërkuar kryeministrit që të mos lejojë artistin boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, që të paraqitet në Festën e Birrës në Korçë.

Lahaj shton se në emër të të gjitha nënave dhe të mbijetuarve të luftës, nuk është e udhës që të ftohet për të argëtuar njerëzit, një person i cili dikur ka frymëzuar serbët me muzikën e tij.

Tutje, tenori i njohur shton se shpreh gatishmërinë për të kënduar në vend të tij me shumë artistë tjerë, ani pse siç thotë aim, zhanri i tij nuk është për festivale birrash – por që do të ishte në gjendje ta bënte këtë vetëm e vetëm për të mos e parë një artisti si Bregoviqi në skenën e një festivali shqiptar.

Shkrimi i plotë nga Ramë Lahaj:

“Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!
Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!
Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve”, shkruan tenori shqiptar në Facebook.