Ti vajte me lekët e tua në Dubai? Tea: Aty harxhon më pak se në jug

LAJME

Tea Trifoni është një nga ish-konkurrentet më të pëlqyera të “Përputhen”. Së fundmi, ajo njoftoi se do të ishte pjesë e një programi në Top Channel, “Goca dhe Gra” bashkë me Fatma Haxhialiun, Krista Merkoçin, dhe Olesia Leçon.

Emisioni ka startuar pikërisht sot, dhe që në puntatën e parë, Fatma Haxhialiu, një nga katër moderatoret e “ka ngacmuar” Tean për pushimet, meqë secila prej tyre po ndante eksperiencat e kësaj vere.

Tea tregoi se i ka filluar pushimet që në prill, fillimisht në jug të Shqipërisë dhe më pas ka udhëtuar drejt Dubait.