Tragjike: Vdes edhe një 26 vjeçare nga CO VI , pasi lindi fëmijën

LAJME

Një 26 vjeçare nga Vitia ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Ajo ishte shtatzënë dhe kishte lindur para disa ditëve.

Por pas lindjes, të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për në intensivë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për Express anesteziologu, Gazmend Spahija.

“Gruaja ka vdek sot ka ora 02.30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë”, ka thënë ai.

Spahija ka treguar se pacientja kishte rezultuar pozitiv me virus më 3 gusht të këtij viti.

Ndërsa, është shprehur se nuk ka informacione nëse ajo ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, ndonse ka thënë se ajo ishte në sjellë në klinikë në gjendje shumë të rënë shëndetësore.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën nga COVID-19, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen.

Në mesin e viktimave ka qenë edhe një foshnje 3-muajshe e cila ka vdekur mbrëmë në intensivë.