U gjet e vdekur brenda në banjo, Prindërit e Sonila Canit denoncojnë dhëndrin, zbulojnë në emision arsyen shokuese

LAJME

Hetimet për vdekjen e 21-vjeçares Sonila Cani në Itali vijojnë të jenë të hapura dhe nuk ka ende asnjë pistë konkrete për shkakun. Nuk dihet nëse vdekja e saj ishte vrasje apo vetëvrasje. Prindërit e vajzës së ndjerë kanë denoncuar në policinë e Beratit për shfrytëzim prostitucioni ish bashkëshortin e vajzës, Kreshnik Canin.

Nëna e Sonilës, Sose Nazo, ka thënë në emisionin ‘Uniko’ se denoncimin e bënë ajo dhe bashkëshorti i saj.

Ky kallëzim ndaj Kreshnik Canit erdhi pas deklaratave që vetë ish-bashkëshorti i Sonilës kishte bërë në këtë emision para disa muajsh, kur tha se “ata kërkonin lekun e thjeshtë”, duke treguar se Sonila prostituonte në rrugët e Torinos.

Denoncimi ndaj tij është bërë pikërisht për këtë akuzë, për shfrytëzim prostitucioni.

Sose Nazo: I jemi drejtuar Policisë së Beratit, kemi bërë denoncimin e vrasjes së vajzës për Kreshnik Canin që ma ka shfrytëzuar gocën. Dua një drejtësi dhe të dali e drejta e Sonilës.

Spartak Koka: Pra ju e keni denoncuar për pjesën e shfrytëzimit të prostitucionit?

Sose Nazo: Po. E kemi denoncuar në Berat. Ne kemi kërkuar që të zbardhet e drejta e çupës, që çupa nuk e bënte një gjë të tillë që të dilte në rrugë. Kush e shfrytëzoi, kush e detyroi?

Spartak Koka: Pra ju mendoni që e kanë detyruar?

Sose Nazo: Po. Është e vërtetë që e kanë detyruar se asnjë nënë nuk e bën që të dalë në rrugë dhe të bënte atë punë. Sidomos që ajo ishte familjare dhe më një djalë të vogël të mitur.

Kujtojmë se aktualisht Kreshnik Cani ndodhet në Shqipëri. Pas Italisë ai u largua drejt Islandës ku kërkoi azil, por autoritetet islandeze ia refuzuan dhe e dëbuan në Shqipëri.