U tha se e sulmoi nëpunësin e KQZ-së se s’kishte maskë, sqarohet Kurteshi

U tha se e sulmoi nëpunësin e KQZ-së se s’kishte maskë, sqarohet Kurteshi

Ditë më parë ishte raportuar se anëtari i Vetëvendosjes në KQZ Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një nëpunës civil të KQZ-së për shkak që i njëjti nuk e kishte vendosur maskën për mbrojtje nga COVID-19.

Por, Kurteshi e ka cilësuar një gjë të tillë gënjeshtër dhe inskenim nga brenda.

ADVERTISING

“Ka edhe gënjeshtra që janë totalisht gënjeshtra të inskenuara. Lajm është kur njeriu e kafshon qenin, sepse qentë përditë kafshojnë njerëz dhe kjo nuk është lajm”.

“Unë kam deklaruar që është gënjeshtër, e pavërtetë dhe është e inskenuar nga brenda. Ne i dimë emrat, momentet e caktuara dhe të gjitha elementet. Policia e ka hapur rastin. Janë dhënë deklarata dhe do të jepen deklarata. Janë edhe kamerat dhe nuk ka çka fshihet aty”, ka deklaruar ai, ku nuk ka dhënë më shumë detaje.