Vajzat gati sa s’u kapën prej flokësh për të, konkurrenti i Përputhen qenka i fejuar

LAJME

Argjend Rraci është një nga konkurrentët që ka spikatur në sezonin e tretë të “Përputhen”.

Ai është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.

Së fundmi për Argjendin u kapën mes njëra – tjetrës edhe dy vajza, Ritvana e Mikela, megjithatë po përflitet se ai jashtë programit është i fejuar.

Shkak është bërë një postim i Argjendit ku ai shihet se ka një unazë në gishtin e fejesës, ndërsa në emision nuk paraqitet me të.

Se si qëndron e vërteta mbetet të zbulohet në puntatat e ardhshme të emisionit, pasi kjo çështje duhet sqaruar.