V’des 23 vjeçari Kosovar në një aksίdent në Gjermani (FOTO)

LAJME

jë 23 vjeçar ka humbur jetën në Gjermani mbrëmë mas mesnatës, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave atje, i ndjeri kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyje të panjohura u përplas në barrierën qendrore.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalën për Florent Zhilivoda nga komuna e Mitrovicës.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

23-vjeçari u hodh nga makina. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

Kurse, pasagjeri pësoi një goditje të rëndë, por ndryshe nuk ishte i lënduar, sipas policise. Autostrada u mbyll në drejtim të Hof për rreth gjashtë orë./IndeksOnline