Video e ditës/ Policia bllokon furgonin me emigrantë, ata shkelmojnë derën dhe vrapojnë si të çmendur në qytet

LAJME

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mesditën e sotme në mes të Pogradecit ku një numër i madh emigrantësh të paligjshëm shpërthyen derën e furgonit të bllokuar nga policia për t’u larguar më pas me vrap në rrugët e qytetit./Pamjet meP0SHT.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, bëhet fjalë për rreth 20 emigrantë të paligjshëm që fillimisht janë bllokuar brenda një furgoni në rrugët e Pogradecit, por ndërkohë që efektivët prisnin përforcime, ata kanë shkelmuar derën nga brenda duke u larguar me vrap.

Një pjesë e tyre, rreth 15 janë kapur nga policia, kurse të tjerë gjenden ende të shpërndarë nëpër qytet.

Dyshohet se emigrantët e paligjshëm kanë hyrë ngë Greqia në Shqipëri dhe është tentuar që të futen në brendësi të territorit shqiptar me një furgon mallrash, por u pikasën nga policia, e cila tentoi që t’i ndalojë.