Vitia viziton Qendrën e Vaksinimit në Obiliq: Ka doza të mjaftueshme të vaksinës

Vitia viziton Qendrën e Vaksinimit në Obiliq: Ka doza të mjaftueshme të vaksinës

Në shënimin e administrimit të 1 Milion vaksinave kundër Covid-19, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka vizituar Qendrën e Vaksinimit në Obiliq.

Ministri Vitia falënderoi ekipet e vaksinimit për angazhimin e qëndrueshëm dhe punën e palodhshme në administrimin e kapaciteteve të planifikuara për vaksinim. Aktualisht vaksinimi po vazhdon me intensitet të lartë që vërtet na inkurajon.

Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër qendrat e vaksinimit.

Ministri konfirmoi se në stoqet e Ministrisë së Shëndetësisë ka doza të mjaftueshme të vaksinës kundër COVID-19 dhe se të gjitha janë të sigurta dhe efektive.

Për fund, Ministri shtoi se vaksinimi nënkupton më të mirën për ne, për të dashurit tanë dhe për vendin!