Vjen thirrja për kryeministrin Kurti: Kujdes nga ‘malli i shitur’ i Mustafës dhe Thaçit, ja si duhet vepruar ndaj Vuçiqit

Vjen thirrja për kryeministrin Kurti: Kujdes nga ‘malli i shitur’ i Mustafës dhe Thaçit, ja si duhet vepruar ndaj Vuçiqit

Mini-republika serbe brenda Kosovës!

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, rikthehet në qendër të vëmendjes sa herë që rifillon dialogu Kosovë-Serbi.

Një gjë e tillë, pritet të ndodh në takimin e radhës Kurti-Vuçiqi i cili do të mbahet së shpejti.

Asociacioni i komunave serbe është kundërshtuar që nga fillimi i tij, në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Lidhur me atë se si duhet të veprojë karshi këtij asociacioni, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një prononcim për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike dhe profesori, Sulejman Mehazi.

Fillimisht, Mehazi u shpreh se asociacioni i Thaçit dhe Mustafës është ‘nyje’ që do të ngatërrohet edhe më shumë gjatë bisedimeve Kurti-Vuçiq.

“Dialogun e stërzgjatur Kosovë-Serbi mund ta krahasojmë me novelën e mrekullueshme të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” ku personazhet sa më shumë që dialogojnë për t’u zgjidhur problemi i sjelljes së Doruntinës, përkundrazi, aq më shumë rritet e zmadhohen problemi i ardhjes së saj.

Edhe, sjellja e Asocioneve të Komunave Serbe në Kosovë nga Hashim Thaçi e Isa Mustafës ka të bëjë me këso lloje dialogësh të ngatërruara që sa më shumë të takohen Kurti e Vuçiqi në Bruksel aq më shumë trashet e zmadhohet nyja e dialogut për t’u ngatërruar dhe më shumë”, deklaroi ai.

Në vazhdim, profesori u shpreh se tani i ka mbetur kryeministrit Kurti të luftojë në Bruksel dhe ta mbrojë Kosovën, nga ky ‘mall i shitu i bixhozxhinjve politik Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

“Problemin e “Kostantinit” politik Isa Mustafës të nënshkruar më 2015 për Asocionet e qyteteve serbe shumë të dëmshme për Kosovën duhet ta zgjidh kryeministri i tanishëm Albin Kurti.

Mallin e shitur të disa qyteteve të Kosovës Serbisë nga baxhoxhinjtë politik Isa Mustafa e Hashim Thaçi ia kanë dhuruar trashëgimtarit Albin Kurtit që pas gjashtë viteve të kthehet të kërkojë, mbrojë e të luftojë në Bruksel Kosovën e pavarur nga serbet lokalë për krijimin e asociacioneve të tyre politike”, theksoi ai.

Tutje, Mehaz tregoi edhe se si Kurti duhet ta kundërshtojë mini-republikën serbe brenda Kosovës, të cilës ia ‘hapen’ rrugën Mustafa e Thaçi.

“Këtë mall të shitur ilegalisht të Kosovës nga Isa Mustafa, për një mini-republikë serbe brenda Kosovës, kryeministri Albin Kurti si e qysh duhet të kundërshtojë e të argumentojë me bindje e arsyetime politike e diplomatike në Bruksel me një kompromis të asociacioneve serbe brenda kushtetutës së Kosovës e kurrsesi jashtë saj”, nënvizoi profesori.

Në fund, ai paralajmëroi cungimin e territorit të Kosovës, nëse miratohet asociacion serb. Andaj, Mehazi kërkoi nga kryeministri Kurti ta paraqet Kosovën në Bruksel me me kufijtë ekzistues.

“Për ndryshe Republika e Kosovës me llojet e asociacioneve autonome politike serbe jo që do cungohej territori i saj, po do merrte formën e një federata të Bosnjë-Hercegovinës.

Republika e Kosovës është krijuar nga SHBA-të dhe kryeministri Albin Kurti në Bruksel duhet të sillet ndaj Vuçiqit të Serbisë si aleate e SHBA-së. Ashtu sikurse është pranuar pavarësia e Kosovës me kufijtë ekzistuese nga fuqitë e mëdha, SHBA, BE, po ashtu duhet të mbrohet Kosova nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, përmbylli Sulejman Mehazi, përcjell “Bota sot”.