Vrasja në Gjilan/ Lirim Jakupi dhe Faton Osmani nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit

Vrasja në Gjilan/ Lirim Jakupi dhe Faton Osmani nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit

Një ngjarje tragjike ndodhi sonte në Gjilan, ku mbeti i vrarë 50-vjeçari Bakush Veseli, derisa ishte në një kafeteri. Lidhur me këtë rast në media u përfol se Faton Osmani dhe Lirim Jakupi janë të dyshuarit për vrasjen e viktimës. Por nuk qëndron kështu. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Jakupi dhe Osmani nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se Lirim Jakupi dhe Faton Osmani viktimën e kanë pasur dajë, por që nga provat që janë grumbulluar deri më tani për këtë vrasje del se të njëjtit nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit.

Çka dihet deri më tani për vrasjen që tronditi Gjilanin sonte?

Në momentin që u vra, sipas Policisë, viktima ishte duke pire kafe në një kafeteri, kur dy persona të dyshuar gjuajtën në drejtim të tij.

Ngjarja tragjike ndodhi në orën 19:45 derisa viktima ishte në një kafeteri duke pirë kafe, kur dy persona gjuajtën në drejtim të tij.

Të dyshuarit për vrasjen e tij, gjenden në arrati, pasi ikën me këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve posa e ekzekutuan 50-vjeçarin

Policia ka bërë të ditur se këto janë të gjitha informacionet zyrtare deri më tani.

Ndërkohë Sinjali mëson se Bakush Veseli, punonte si taksist dhe jetonte në fshatin Ramnabuq të komunës së Bujanocit.