Vuçiq tregon se kush po e krahason ate me Sllobodan Millosheviqin

LAJME

Më 13 shtator, kanecelarja gjermane Angela Merkel, do të vizitojë Serbinë. Kjo vizitë e Merkel, vjen pak ditë pasi Beogradin e vizitoi edhe ka.ncelari austriak, Sebastian Kurz.“Kam nderin ta pres kancelaren gjermane Angela Merkel më 13 shtator në Serbi“, tha Aleksandër Vuçiqi teksa njoftoi për vizitën e Merkel.Vuçiq ka falënderuar Merkelin ‘për respektin që po tregon ndaj Serbisë dhe të ardhmes së vendit’.

“Nuk do ta harrojmë kurrë vitin 2015, çka bëri kancelarja Merkel për Serbinë. Kur Kroacia vendosi san.ksi.one ndaj Serbisë, Merkel na prezantoi neve si partnerin më të madh tregtar atëkohë”, tha Vuçiq.Ai ka folur edhe për ngjarjet në Malin e Zi, duke thënë se ‘më e le.ht.a për Perëndimin është që të thotë se Vuçiqi është njësoj si Millosheviqi’.“Mënyra më e le.htë për Perëndimin është të thotë se Vuçiqi është si Millosheviqi. Këto su.lm.e kanë ndodhur vazhdimisht”, ka thënë Vuçiqi.