Zhvillimet në Mal të Zi, befason Latifi: Shqipëria duhet t’ua di për nder Fan Nolit dhe Ahmet Zogut

Zhvillimet në Mal të Zi, befason Latifi: Shqipëria duhet t’ua di për nder Fan Nolit dhe Ahmet Zogut

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar zhvillimet e tensionuara në Mal të Zi pas shugurimit të metropolitit serb në Kishën Ortodokse serbe në Mal të Zi.

Protesta të shumta u mbajtën nga malazezët, të cilët ishin të pakënaqur. Në një situatë të tensionuar, me protestues malazezë, në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Protestuesit malazezë kundërshtojnë ndikimin serb në Malin e Zi, duke kërkuar që të ruhet identiteti i tyre kombëtar, i ndarë nga serbët. Ata kanë vënë barrikada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastiritn e qytetit të Cetinës, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.

Latifi thotë se shqiptarët duhet të falënderohen dy figurave me peshë në histori për pavarësimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nga ajo greke.

“Shqipëria duhet t’ua di për nder Fan Nolit dhe Ahmet Zogut që në kohën e duhur e pavarësuan Kishën Ortodokse Shqiptare nga Kisha Ortodokse Greke. Po të mos arrihej kjo sot, sot Kisha Ortodokse Greke do t’ua bënte shqiptarëve edhe ma zi se që është duke ua bërë malazezëve Kisha Ortodokse Serbe”, ka shkruar Latifi.