Zot na mbaj dorën.. / Shfaqet sëmundja misterioze në Indi, 50 fëmijë vdesin nga ethet dhe dhimbja e kokës

Zot na mbaj dorën.. / Shfaqet sëmundja misterioze në Indi, 50 fëmijë vdesin nga ethet dhe dhimbja e kokës

Të paktën 50 njerëz kryesisht fëmijë kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë infektuar nga një sëmundje misterioze që është shfaqur në Indi. Komuniteti mjekësor në Indi është shumë i shqetësuar pasi shumë fëmijë në provincën veriore të Uttar Pradesh janë ankuar për ethe të larta gjatë javës së kaluar .Në një kohë kur India duket se po shërohet ngadalë nga një valë e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit , vdekjet e shumicës së fëmijëve në provincën Uttar Pradesh kanë shkaktuar panik tek banorët me “ethet misterioze” të përhapura në zonat e provincës më të populluar të Indisë.

Sipas BBC , 50 njerëz, kryesisht fëmijë, tashmë kanë vdekur nga komplikimet e sëmundjes misterioze, ndërsa qindra janë shtruar në spital në gjashtë zona në pjesën lindore të Uttar Pradesh. Shumë nga fëmijët përjetuan dhimbje në nyje, dhimbje koke, dehidratim dhe përzierje të stomakut. Në disa raste, fëmijët raportuan skuqje që u përhapën në këmbë dhe krahë. Shumë nga pacientët u dërguan në spital me numër të ulët të trombociteve, gjë që sugjeron se mund të jetë një formë serioze e etheve të dengit. Neta Kulrestha, një zyrtare e lartë shëndetësore në rrethin Firozabad, tha se 40 persona, përfshirë 32 fëmijë, kishin vdekur javën e kaluar:

Pacientët në spitale, veçanërisht fëmijët, vdesin shumë shpejt.
Ethet e dengit transmetohen nga mushkonjat, është kryesisht një sëmundje tropikale dhe ka qarkulluar në Indi për qindra vjet. Rreth 70% e rasteve raportohen në Azi. “Kombinimi i ndikimit të epidemive Covid-19 dhe etheve të dengit mund të ketë pasoja katastrofike për popullatat në rrezik,” paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Sidoqoftë, nuk është ende e qartë nëse një epidemi e etheve të dengit është përgjegjëse vetëm për vdekjet e lidhura me ethet e larta në Uttar Pradesh.