Zyrtare: Ky është kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Gjilanit

Zyrtare: Ky është kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Gjilanit

Alban Hyseni do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur vet dega e kësaj partie në këtë qytet përmes një komunikate të para pak çasteve.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni.

Pas fitores plebishitare në zgjedhjet nacionale, me 17 tetor do ta bëjmë ndryshimin e madh edhe në Komunë.